Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria do ta zbatojë rezolutën e Kuvendit për dialogun, thotë Tahiri

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i tha Radios Evropa e Lirë se “Qeveria do ta respektojë rezolutën e Kuvendit me të cilin kërkohet pezullimi i dialogut më Serbinë”.

“Qeveria dhe unë si kryenegociatore e respektojmë rezolutën e Kuvendit të Kosovë e miratuar dje. Që nga fillimi i dialogut me 2011, ne si qeveri kemi respektuar të gjitha rezolutat e Kuvendit dhe mbetemi të përkushtuar në këtë drejtim”, tha Tahiri, pa saktësuar se cilat mund të jenë “dëmet që Kosova mund të ketë me pezullimin e dialogut”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kujtojmë se dje, për herë të parë pushteti e opozita u bënë bashkë për të kërkuar pezullimin e bisedimeve Kosovë-Serbi. Por, kjo arriti të bëhej vetëm pasi të gjitha partitë politike u ulën një tavolinë për ta harmonizuar tekstin.

Në fund, me 78 vota për, deputetët e kanë votuar rezolutën 4 pikëshe të propozuar nga AAK-ja e të harmonizuar nga të gjitha grupet parlamentare.

Pika e dytë e rezolutës thotë se Kosova duhet të pezullojë dialogun me Beogradin deri në lirimin e plotë të Ramush Haradinajt, i cili po vazhdon të mbahet në Francë që nga 4 janari i këtij viti kur u arrestua nga një flearrest që Serbia e ka lëshuar përmes INTERPOL-it që në vitin 2004.

Bashkimi Evropian ka reaguar kundër rezolutës së Kuvendit, ku ndër të tjera kërkohet suspendimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Ramush Haradinajt.