Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka njoftuar se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për procedurën e shitjes së pasurive të luajtshme të sekuestruara, duke shtuar se ky hap shënon një tjetër në luftën kundër korrupsionit.
“Sot, nënshkrova Udhëzimin Administrativ për mënyrën dhe procedurën e shitjes së pasurive të luajtshme të sekuestruara. Jam i vendosur për zbatimin Ligjit në fuqi për Administrimin e pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar. Nënshkrimi i këtij Udhëzimi është një hap konkret në përcaktimin e procedurave të qarta, për mënyrën e shitjes së pasurive të luajtshme të sekuestruara, si dhe në ofrimin e mundësisë për blerjen e tyre nga ana e subjekteve të interesuara, në pajtim me kushtet dhe kriteret ligjore.”, ka shkruar Tahiri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTahiri tutje ka shtuar se, ngritja e efektivitetit në administrimin profesional të pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, është e domosdoshme për të avancuar sundimin e ligjit si dhe përbën element të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.