Kosova nuk është në rend dite në takimin e sotëm të Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s ku do të përcaktohet rendi i ditës për Konferencën e Përgjithshme e cila do të mbahet në nëntor.
Kështu shkruan e përditshmja serbe “Novosti”, e cila ka folur me ambasadorin serb në UNESCO.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo temë, për momentin, nuk është e përfshirë për takim”, ka thënë ambasadori serb, Darko Tanaskoviq, transmeton Koha.net.
Nëse Prishtina, eventualisht, do të dëshironte të bëhej anëtare e UNESCO-s, shkruan “Novosti”, autoritetet e saja do të duhej së pari të paraqesin kërkesë, kërkesë e cila për t’u shqyrtuar, do duhej vendosur në rend dite.
Sipas këtij mediumi, nëse Kosova nuk e paraqet kërkesën për anëtarësim në këtë mbledhje, rasti tjetër do të jetë pas dy vjetësh.
Ambasadori Tanaskoviq thotë se delegacioni serb e ka situatën nën kontroll, por se në të njëjtën kohë nuk i lë asgjë rastit dhe do të jetë në gjendje gatishmërie deri në momentin e fundit.