Ngjeshja, si dhe përdorimi i çajeve e vajrave të ndryshme që njihen si mjekësi alternative, aplikohen me masë të madhe nga ata që njihen si “mjekë popullorë”.
Të tillë ka thuajse në çdo komunë. Rrëfimet e atyre që kanë kërkuar kurë jashtë institucioneve shëndetësore, tregojnë se mjekimi alternativ herë jep e herë nuk jep rezultate. Megjithatë, ata e shohin të rëndësishme të provohet edhe mjekësia alternative, ndërkohë që ajo kundërshtohet nga profesionistët e shëndetësisë, të cilët thonë se rezultatet e mjekimit alternativ lidhen më shumë me psikiken e pacientëve dhe besimin e tyre tek persona të caktuar që ofrojnë këso lloj trajtimesh sesa me ndonjë efekt që mund të ketë trajtimi i tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPersonat që ofrojnë mjekim alternativ funksionojnë jashtë sistemit shëndetësor. Një akt nënligjor i paraparë të nxirret nga Ministria e Shëndetësisë, qysh në vitin 2012, me të cilin do të rregullohej funksionimi dhe mbikëqyrja e mjekimit alternativ nuk është hartuar asnjëherë, ndërsa Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve thotë se nuk është puna e Agjencisë për t’i mbikëqyrur ato.
Megjithëse funksionojnë jashtë sistemit e pa ndonjë mbikëqyrje institucionale, “mjekët popullorë” vazhdojnë të trajtojnë pacientë. Ndër problemet që trajtohen nga ta janë ato me fertilitet dha ato me boshtin kurrizor
N.S., që jeton në Gjermani, pas tri aborteve kishte humbur shpresat se ndonjëherë do të bëhej nënë. “Mjekët edhe në Kosovë edhe në Gjermani më kanë thënë që vështirë se mund të bëj fëmijë, edhe nuk më kanë dhënë asnjë shpresë”, ka treguar ajo. Por 37-vjeçarja pretendon që shërimin e ka gjetur tek një grua nga Drenasi. Ngjeshja për pesë herë radhazi tek ajo, thotë se ka bërë që ajo të lindë një djalë pas tre vjetëve martesë. “Te ajo plaka në Drenas duhet me prit 5 deri 6 orë në rend për me hy, vijnë prej tërë Kosovës edhe prej jashtë”, ka treguar ajo... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.