Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Philips: Vetëm me dialog Serbia mund ta njoh Kosovën

Kosova dhe Serbi duhet ta vazhdojnë dialogun për normalizimin e raporteve në mes tyre dhe kjo është mënyra më e mirë për të ndodhur njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

Kështu tha drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut, Universiteti i Columbia-s, David L. Philips, gjatë një ligjërate me temën “Shqyrtimi i zbatimit të dialogut Kosovë-Serbi”, para studentëve të Universitetit Amerikan në Prishtinë (AUK).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për mendimin tim një dialog duhet të jetë që një shtet të negociojë me shtetin tjetër, që Serbia ta njeh Kosovën. Përveç nëse ky është rezultati i këtij dialogu, të gjithë ata hapa të vegjël dhe të gjitha ato masa me të vërtetë nuk do të kryejnë punë shumë”, potencoi Philips.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të kenë negociatat e tyre së bashku me Brukselin dhe anëtarësinë e Bashkimit Evropian(BE), duke adresuar kërkesat në kapituj të ndryshëm.

“Pra, Kosova dhe Serbia duhet të kenë negociatat e tyre së bashku me Brukselin dhe anëtarësinë e BE-së. Ata duhet të adresojnë kërkesat në kapitujt e ndryshëm dhe më pas të hyjnë në BE në të njëjtën kohë”, deklaroi Philips.

Sa i përket asaj se si do ta karakterizonte këtë dialog, deri më sot, Philips tha se ky është një dialog i pandershëm, ku Serbia në dokumentet e saj për t’iu referuar Kosovës dhe institucioneve të saj përdorë termin ‘institucione të përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë’, duke nënkuptuar se ky shtet nuk e sheh Kosovën si shtet sovran dhe të barabartë.

“Më lejoni të deklaroj në mënyrë të qartë dhe pa paqartësi. Ky është një dialog i pandershëm. Kjo nuk nënkupton një shtet që po negocion me shtetin tjetër. Nëse shikoni në dokumentet që janë prodhuar nga Republika e Serbisë, raporti për dialogun nuk ka të bëjë me diskutimet që përfshijnë shtete të barabarta sovrane. Bëhet fjalë për dialogun ndërmjet Republikës së Serbisë dhe institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë. A është ky një term i poshtër dhe mospërfillës? Ky term nuk nënkupton se Kosova është shtet sovran dhe i barabartë”, ka thënë Philips.

Ai në fund tha se Shtetet e Bashkua të Amerikës nuk shkuan në luftë me NATO-n për të shpëtuar Kosovën nga spastrimi etnik, por thjesht për ta copëtuar atë në një plan ndarjeje dekada më vonë, dhe përsëriti se njohja e Kosovës është një domosdoshmëri absolute, duke njohur brenda kufijve të sotëm.

“ShBA-të nuk shkuan në luftë me NATO-n për të shpëtuar Kosovën nga spastrimi etnik, thjesht për ta copëtuar atë në një plan ndarjeje dekada më vonë. Njohja e Kosovës është një domosdoshmëri absolute. Duhet të njihet brenda kufijve aktualë. Le të vazhdojmë tutje. Beogradi duhet ta lë shovinizmin e saj. Marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve mund të ndërtohen, fillimisht si të dobishme për të dyja, por kjo do të thotë se duhet të bazohen në parimet e cilësisë”, theksoi ai.

Ai theksoi se normalizimi duhet të përfshijë njohjen pasi që njohja do të rezultonte në anëtarësimin e Kosovës në OKB në një rrugë të shpejtë.