Arbëri

Ministri i Haradinajt ka qëndrim të kundërt me shefin e tij

Jo të gjithë brenda qeverisë Haradinaj mendojnë njëjtë për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka qëndrim të kundërt.

Ai beson në vërtetësinë e marrëveshjes së nënshkruar nga dikur shefi i tij, presidenti Hashim Thaci.

“Marrëveshja që është nënshkruar, atë kohë ministri i Jashtëm tash presidenti i Kosovës, Hashim Thaci është marrëveshje e drjetë. Mendoj qëështë marrëveshje e drjetë dhe vazhdoj të besoj që kryeministri do të arrijë ta gjej zgjidhjen që këtë cështje ta përmbyllim sa më shpejtë”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, kryeministri Haradinaj ka marrë veprim të ngutshëm për komisionin e kësaj marrëveshje pasi është dashtë që të konsultohet më shumë zyra ligjore.

Tahiri frikësohet se zvarritja e kësaj cështje mund të ndikoj në prishjen e raporteve me Malin e Zi.

“Duke qenë shumë gjatë pjesë e institucioneve të Kosovës e di shumë mirë rolin e Malit të Zi në raport me Republikën e Kosovës. Është një prej fqinjëve tanë dhe aleatëve që na ka mbështet fuqishëm në cfarëdo anëtarësimi dhe kudo që kemi pas nevojë për ta”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se Mali i Zi përkundër raporteve me Serbinë kanë vendosur që të jenë në krah të Kosovës dhe kjo për ta nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Shqetësimi im ka qenë që mos të lëndohen raportet me Malin e Zi”, përfundoi ai.