Një numër i madh i kompanive nga vende të ndryshme po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2017”, raporton KTV.
Në hapje të tij, është kërkuar që të punohet më shumë për heqjen e barrierave, në mënyrë që bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të rajonit të jetë më i madh. Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se qeveria do të mbështesë rritjen e prodhimit vendës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë panair po marrin pjesë edhe kompani nga Shqipëria, përfaqësuesit e të cilave kërkuan integrim më të madh ekonomik mes vendeve të Ballkanit.
Pjesëmarrëse janë edhe 100 kompani nga Serbia, nga 20 sa kanë marrë pjesë vitin e kaluar. Përfaqësuesit e bizneseve nga ky vend kanë kërkuar nga politika të heqin dorë nga pengesat e të bërit biznes mes kompanive.