Arbëri

Presidenca do ta riprocedojë në Kuvend Projektligjin për ushtrinë

Brenda tre muajsh, kreu i shtetit do ta riprocedojë në Kuvend Projektligjin, nëpërmjet të cilit Forcat e Sigurisë (FSK) parashihet të transformohen në ushtri.

Kjo, në rast se serbët vazhdojnë ta bllokojnë realizimin e këtij procesi nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë marsit, presidenti Hashim Thaçi e pati deponuar në Kuvend Projektligjin. Kjo iniciativë pati nxitur kundërshtimin e aleatëve strategjikë të Kosovës, e veçmas Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, të cilët nuk janë kundër ushtrisë, por duan që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura (FAK) të ndodhë me Kushtetutë. Ata kanë sugjeruar diskutime edhe me përfaqësuesit e serbëve, në mënyrë që edhe ata të binden për ushtrinë.

Pas shpërndarjes së Kuvendit, të gjitha projektligjet u janë kthyer sponsorizuesve, e midis tyre është edhe ai për FSK-në. Ndërkaq, zgjedhjet e parakohshme kanë dërguar në Kuvend deputetë serbë me qasje të pandryshuar ndaj ushtrisë së Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.