Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria premton “bujqësi më të mirë“

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, vizitoi Komunën e Junikut, ku u prit nga kryetari i Komunës, Agron Kuçi, njofton kumtesa qeveritare, transmeton koha.net.

Gjatë takimit, Kelmendi është njoftuar nga Kuçi me punën që po bën kjo komunë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Do ta kemi një bujqësi më të mirë sesa që e kemi sot dhe besoj se do të arrijmë të kalojmë nga sistemi i dhënies se granteve në sistemin e subvencionimit të kamatave sepse po del se më mirë është që të subvencionojmë kamatën për ata fermerë që janë në gjendje të ballafaqohen me tregun. Çështja e granteve ka qenë në kohën kur ka qenë e domosdoshme mirëmbajtja sociale e njerëzve që nuk kanë pasur njohuri të mjaftueshme për treg", tha zëvendëskryeministri Kelmendi.

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi e ka njoftuar zëvendëskryeministrin me sfidat me të cilat përballet komuna në zhvillimin ekonomik. Ai tha se objektiv strategjik i komunës është zhvillimi i bujqësisë, turizmit dhe ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore.

Zëvendëskryeministri Kelmendi ka zhvilluar një takim me qytetarët e Komunës së Junikut, me përfaqësues të bizneseve, prodhues të kësaj komune dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Një prej kërkesave dhe shqetësimeve të bizneseve ishte zvogëlimi i TVSH për sektorin e bujqësisë.