Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli uron Merkelin, thotë se i është mirënjohës për mbështetjen ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka uruar kancelaren gjermane, Angela Merkel për fitoren e saj në zgjedhjet në Gjermani.

Pacolli ka thënë se Merkel dhe gjithë Gjermania, kanë dëshmuar gjithmonë se janë mbështetës të Kosovës, e për këtë i është mirënjohës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Postimi i Pacollit në Facebook:

E përgëzoj Kancelaren Merkel dhe partinë e saj për fitoren në zgjedhjet demokratike që u mbajtën sot në Gjermani.

Gjermania dhe zonja Merkel janë mbështetës të dëshmuar të Kosovës.

Mirënjohës përgjithmonë.