Tiranë, 9 mars - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në mbyllje të séances së sotme plenare përshëndeti miratimin nga Kuvendi i Kosovës të rezolutës që kërkon lirimin e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj. “Përshëndes rezolutën e sapomiratuar nga parlamenti i Kosovës që kërkon lirimin pa kushte të z. Haradinaj”, u shpreh Meta në fund të punimeve te seances së sotme.
Me nismën e partisë së Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi në Prishtinë miratoi të enjten një rezolutë që kërkon lirimin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç lirimit të ish-komandantit të UÇK-së, që po mbahet në Francë që nga fillimi i vitit mbi bazën e një fletë-arresti serb për krime lufte, rezoluta kërkon dhe ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e tij.