Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sylë Hoxha, edhe zyrtarisht, prokuror në Speciale

Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e së enjtes, ka avancuar tre prokurorë në Prokurorinë Speciale, njofton kumtesa nga KPK, transmeton Koha.net.

Ish-kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha, konkursit tani është zgjedhur prokuror në Prokurorinë Speciale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pos tij në këtë pozitë janë përzgjedhur edhe prokurorja Fikrie Krasniqi Fejzullahu, si dhe prokurorja Florije Salihu Shamolli.

Dy kandidatë nuk i kanë plotësuar kushtet për tu bërë pjesë e kësaj prokurorie.

Ndërsa në Prokurorinë Themelore të Prishtinës janë avancuar tre prokurorë nga departamenti i përgjithshëm në atë për krime të rënda.

Ndër të tjera në këtë mbledhje është shqyrtuar edhe Raporti Vjetor i Mekanizmit përcjellës për harmonizim të statistikave për vitin 2016.