Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryediplomati i Kosovës anon për zgjedhjet në Gjermani, si Vetëvendosja

Kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli, në një postim në profilet e tij në rrjetet sociale Twitter e Facebook ka shprehur hapur përkrahjen për kancelarin Angela Merkel në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen nesër në Gjermani.

E ka shkruar madje edhe në anglisht në Twitter dhe në shqip në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nesër është një ditë e rëndësishme për Gjermaninë dhe BE-në. Dëshiroj më të mirën për popullin gjerman. Gjithashtu i uroj fat, kancelares Merkel”, ka shkruar Pacolli.

Një ditë më parë edhe Vetëvendosje po ashtu "ishte përzier" në punët e brendshme të Gjermanisë. Madje subjekti më i madh politik në Kosovë aktualsiht shkruante se “zgjedhjet parlamentare në gjermani kanë nevojë për mobilizim të gjerë kundër të djathtës ekstreme”. I kërkonte mërgatës shqiptare mobilizim.

“Në këto zgjedhje qytetarët e Gjermanisë përballen me një rrezik real të rritjes së ekstremit të djathtë ksenofob të përfaqësuar nga retorika dhe politikat populiste të propozuara nga partia ‘Alternative für Deutschland’ – AFD – (Alternativa për Gjermaninë). Problemet ekonomike dhe socio-politike me të cilat përballen qytetarët e Gjermanisë nuk mund të gjejnë zgjidhje përmes anatemimit që bën AFD-ja ndaj kulturave dhe popujve të tjerë”, thuhej në komunikatën e Vetëvendosjes. “Përballë këtij rreziku, Lëvizja Vetëvendosje i bën thirrje të gjithë mërgatës shqiptare që jeton në Gjermani që të angazhohet direkt në këto zhvillimeve kaq të rëndësishme, duke u interesuar së pari mbi programet politike të partive të tjera që janë në garë në këto zgjedhje. Disa prej propozimeve të dhëna nga Partia Social Demokrate e Gjermanisë (SPD) që lidhen me uljen e taksave për shtresën e ulët dhe të mesme, stabilizimin e pensioneve, zgjerimin e arsimit publik falas, si dhe investime të ndryshme publike dhe angazhimi për drejtësi sociale, janë pika programore të cilat përputhen edhe me programin politik të Lëvizjes Vetëvendosje”.

Kujtojmë se kryeministrit Edi Rama i ishin parë për të madhe deklaratat e tij publike, madje edhe në media ndërkombëtare kundër Donald Trumpit e pro Hillary Clintonit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ndryshe, të dielën në Gjermani 61.5 milionë votues me të drejtë vote do të zgjedhin përbërjen e re të Parlamentit gjerman.