Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale, Skender Reçica, sot priti në një takim njoftues, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie.
“Ministri Reçica falënderoi ambasadorin Delawie për vizitën dhe në veçanti për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve dhënë Kosovës në rrugën e saj të shtetndërtimit. Ministri Reçica gjithashtu njoftoi Ambasadorin për punët dhe sfidat që e presin në realizimin e planit dhe programit qeverisës në MPMS, duke u shprehur me optimizëm që me punë dhe vullnet do tregohen rezultate të dëshiruara e të pritura nga qytetarët”, thuhet më njoftimin për media.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmbasadori Delawie, uroi ministrin Reçica për detyrën dhe e siguroi se mbështetja e SHBA-ve nuk do të mungojë, në të gjitha projektet që rrisin kualitetin dhe përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës
