Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë” për tremujorin e dytë (TM2) 2017.
Në bazë të dhënave të publikuara, vërehet se në tremujorin e dytë të vitit 2017 ka rritje, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017 te: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara (13.9%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (5.7%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara (4.2%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (3.8%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (2.0%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (1.1%).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaporti konstaton se pati rënie të është shënuar te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara (13.9%) dhe te tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (13.3 %).
Krahasuar tremujorin e dytë të vitit 2017 me tremujorin e dytë të vitit 2016, rritje kanë: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (31.6%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara (21.3%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (16.6%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (13.1%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.6%).
Kurse rënie është shënuar te: Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (2.5%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (2.3 %); dhe Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (1.1 %).
Për më shumë informata lidhur me Statistikat Afatshkurta të Tregtisë me pakicë për TM2 2017, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/statistikat-afatshkurtra