Asambleja e Përgjithshme e Interpolit fillon më 26 shtator në Pekin, transmeton Koha.net.
Gazeta e Beogradit ‘veçernje novosti” shkruan se SHBA tashmë po përdor të gjitha forcat që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate.
Në Pekin nga pala serbe do të jetë ministri i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq.
"Na pret një detyrë shumë e vështirë diplomatike, por jem i të bindur se me forcën e argumenteve tona do ta pengojmë qëllimin e Prishtinës dhe të aleatëve të saj që Kosova të bëhet anëtar i plotfuqishëm i Interpolit", ka thënë Stefanoviq.
Asambleja e Përgjithshme të Interpolit do të mbahet nga 26 – 29 shtator.
Artikuj të ngjashëm
-
Daçiqi i sigurt se Kosova nuk do të pranohet në Interpol, më 17 tetor votohet
-
Stefanoviq: Serbia do të bëjë të pamundurën që të pengojë pranimin e Kosovës në Interpol
-
Kili i ka dërguar ftesë Kosovës për Asamblenë e Interpolit
-
Stefanoviq: S’ka Interpol për Kosovën
-
Serbia bën çmos të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol