Dyshimet e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi në koalicionin qeverisës po bëhen edhe më të dukshme, raporton KTV.
Partnerit të koalicionit, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe qeverisë që udhëheq nga ai, Krasniqi i jep gjashtë muaj kohë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një intervistë për Rubikon të KTV-së, ish-kryeparlamentari ka thënë se brenda kësaj periudhe, kjo qeveri ka mjaftueshëm mundësi të tregojë nëse është e aftë të marrë vendime të mëdha dhe të punojë në interes të qytetarëve.
Krasniqi ka thënë se Nisma nuk do të votojë Behgjet Pacollin për president.
Madje, ai është i sigurt se subjekti i tij nuk nënshkroi asgjë ku pajtohet për një veprim të tillë.
Ndonëse bie ndesh me qëndrimet e kryeministrit Haradinaj, Krasniqi thotë se marrëveshja e Asociacionit për komunat me shumicë serbe është e gabueshme.
E Krasniqi, partia e të cilit është në qeveri, ka thënë se pas akuzave të fundit kundër tij, ministri Nenad Rikallo do të duhej shkarkohej.