“Shtrëngohet laku ndaj pesëshes së BE-së për Kosovën”

“Shtrëngohet laku ndaj pesëshes së BE-së për Kosovën”

19 shtator 2017 23:31

Po shtohen presionet ndaj pesë anëtarëve të Bashkimit Europian që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta ndryshojnë qëndrimin, porse shumica e këtyre shteteve nuk po iu përgjigjet lobimeve nga Prishtina dhe nga qendrat perëndimore të forcës, transmeton Koha.net.

Siç ka njoftuar sot novosti online, se në përfaqësitë diplomatike të Greqisë, Qipros, Sllovakisë dhe Spanjës në Beograd, i është thënë se këto vende tash për tash mbeten te qëndrimi se Kosova nuk është shtet për to.

Nga Ambasada e Rumanisë, shteti i pestë i BE=së që s’e ka njohur Kosovën e ndaj të cilit po bëhet presioni më i madh, novosti thot të mos ketë marrë përgjigje dhe, ndaj, nuk e di “nëse Bukureshti po ia kthen shpinën Beogradit”.

Në ambasadën sllovake është thënë se pozita Bratisllavës për Kosovën nuk ka ndryshuar.

Kështu ka folur edhe ambasadori i Qipros në Beograd.

Nuk ka ndryshime as në qëndrimin zyrtar të Athinës.

Mesazhe të njëjta ka dhënë edhe Ambasada e Spanjës e cila aktualisht është në telash me referendumin e paralajmëruar të Katalonisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme