Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vlerësohet ndihma e Maltës për Kosovën

Presidenti i Hashim Thaçi, u takua sot edhe me Kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, në kuadër të takimeve në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koah.net .

Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i shprehu falënderimin kryeministrit Muscat për mbështetjen e vazhdueshme të Maltës dhënë procesit të konsolidimit të Kosovës.​

Ai tha se Kosova është e përkushtuar ndaj objektivit kryesor të politikës së saj të jashtme – anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ne duhet të ecim përpara në procesin e integrimit evropian dhe është e rëndësishme që BE-ja të reformojë procesin aktual të zgjerimit. Ne kemi nevojë për të gjitha vendet e rajonit që të jenë në gjendje për të hapur negociatat në dy-tri vitet e ardhshme, duke përfshirë edhe Kosovën. Kështu, marrja e statusit të vendit kandidat mund të hapë një perspektivë të qartë evropiane për Kosovën”, ka thënë Thaçi.

Në takim u diskutua për rëndësinë e afrimit të BE-së dhe NATO-s me shtetet e Ballkanit Perëndimor, për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së, për mbështetjen e Maltës për njohjen e Kosovës nga shtete të caktuara dhe për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.

Edhe Kurti kërkon nga Malta bashkëpunim në ekonomi dhe ndikim te shtetet mosnjohëse Arbëri Kurti kërkon nga Malta bashkëpunim në ekonomi dhe ndikim te shtetet mosnjohëse

Ata biseduan për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, si pjesë e rëndësishme e vizionit dhe strategjisë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, veçanërisht pas miratimit të Ligjit për Investime Strategjike nga Kuvendi i Kosovës.

U tha se Kosova dhe Malta duhet të organizojnë, në një të ardhme të afërt, një forum të përbashkët ekonomik, i cili do të ofronte një mundësi të mirë për komunitetin e biznesit për investime dhe për të nxitur rritjen e vëllimit të tregtar mes dy vendeve.