Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sa para i duhen QKUK-së për investime në aparatura

Ndonëse u dhanë shumë premtime për cilësi në shërbime shëndetësore, pak u bë në të vërtetë, raporton KTV.

Përveç mungesës së vazhdueshme të barnave, në fillimit të vitit klinika e radiologjisë gjendej në kolaps, pasi krejt aparaturat ishin jashtë funksionit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa qytetarët u detyruan të bëjnë zgjidhje vetë, zyrtarët e hedhin fajin herë te njëri-tjetri, e herë te procedurat e prokurimit, që vononin servisimin e tyre.

Sipas një dokumenti që ka përgatitur Shërbimi Spitalor, nevojat për investime në aparatura janë rreth 60 milionë euro. Por, gjendja nuk pritet të ndryshojë as këtë vit. Përveç qytetarëve, Gjocaj thotë se pasoja do të kenë edhe punëtorët shëndetësorë. Për këto shërbime që shteti nuk po arrin t’i përmirësojë në sektorin publik, kosovarët paguajnë shuma të mëdha parash nëpër klinikat private.