Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj priti sot ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha si dhe komandantin e kësaj force, me të cilët bisedoi për bashkërendimin e punëve që i presin në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së drejt shndërrimit të saj në ushtri kosovare, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.
Berisha e njoftoi kyeministrin me synimet e ministrisë që ai udhëheq në ngritjen e infrastrukturës moderne si dhe rritjen e mirëqenies së ushtarëve dhe eprorëve të FSK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rama pasi e përgëzoi Kryeministrin Haradinaj për marrjen e detyrës së të parit të qeverisë kosovare, e informoi atë për të gjitha aspektet e sigurisë në nivel lokal dhe kombëtar.
Kryeministri Haradinaj shprehu gatishmërinë që të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të FSK-së.
Kryeministri u nda shumë i kënaqur me punën që po bëhet nga eprorët dhe ushtarët dhe premtoi se do të punojë shumë që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, që FSK-ja të kontribuojë kështu në sistemin e sigurisë në Kosovë por edhe më gjerë.