Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj i kërkon ambasadorit kanadez vazhdimin e përkrahjes për Kosovën

Prishtinë, 15 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot ambasadorin e Kanadasë në Kroaci (jo rezident për Kosovën), Daniel Maksymiuk.

Me këtë rast, siç thuhet në njoftimin nga ky takim, kryeministri Haradinaj e vlerësoi lartë përkrahjen e Kanadasë në forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe të investimeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai po ashtu theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në të gjitha organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë dhe njëkohësisht edhe vazhdimin e përkrahjes së Kanadasë në këtë proces.

Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Maksymiuk biseduan edhe për iniciativa të tjera që ndërlidhen me fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.

Ambasadori Daniel Maksymiuk tha se Kanadaja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën dhe do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.