Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon kërcënimin me jetë ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.
Kryeredaktori i gazetës “Insajderi” është kërcënuar nga deputeti Bekë Berisha i cili sipas tij, ka shkuar në restorantin e një miku të tij duke ja lënë këtë porosi: “Tregoi atij shokut tënd se nëse edhe një herë ma përmend emrin në gazetë, të pret plumbi në ballë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAGK-ja thotë se është jashtëzakonisht i shqetësuar me këtë kërcënim dhe kërkon nisje të shpejt të hetimeve nga institucionet e drejtësisë.
“AGK urgjentisht kërkon përkrahje nga të gjitha institucionet relevante duke përfshirë: Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe institucionet e tjera që të aktivizohen në krijimin e një ambienti më të mirë për ushtrimin e profesionit të gazetarit”, thuhet në reagim.