Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Britania bëri shumë për Doganat e Kosovës

Sekretari i përhershëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë, McDonald dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O'Connell, kanë vizituar sot Doganën e Kosovës. Bëhet e ditur se me këtë rast u diskutua për fuqizimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe të krimit ndërkufitar.

Simon McDonald gjatë takimit me drejtorin e përgjithshëm, Bahri Berishën, shprehu kënaqësinë e tij që ka qenë zyrtari publik i parë në Kosovë i emëruar me përkrahjen e Ambasadës Britanike përmes Projektit të përkrahjes teknike në rekrutimin e zyrtarëve publikë, të bazuar në një proces transparent dhe meritokrat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë takimit Berisha e informoi për të arriturat e Doganës gjatë viteve të fundit dhe njëkohësisht shprehu konsideratën e lartë për Mbretërinë e Bashkuar, në veçanti për Doganat britanike, të cilat kanë bërë shumë në zhvillimin e Doganës së Kosovës gjatë periudhës së pasluftës.

Sipas një komunikate të Doganës, gjatë vizitës McDonald vizitoi Qendrën komerciale të Doganës së Kosovës ku pa nga afër punë e oficerëve doganorë në zbatimin e kontrolleve kufitare.

Në përfundim të takimit McDonald ftoi Berishën që të marrë pjesë si panelist në samitin e radhës që mbahet në Wilton Park, ku tema është diskursi i sigurisë në shtetet ballkanike.