Arbëri

Shumica e rinisë serbe në veri kundër hapjes së Urës në Mitrovicë

Hulumtimi që e ka bërë Qendra për zgjidhje alternative të kontesteve tregon se vetëm 12 për qind e të rinjve serbë nga veriu mendon se ura kryesore në lumin Ibër duhet të hapet për komunikacion e për kalimtarë, transmeton Koha.net.

Kjo shifër është kumtuar në tryezën e rrumbullakët që e organizuan Radio Kontakt plus dhe Qendra për zgjidhje alternative të kontesteve – Qendra për ndërmjetësim e që e mbështeti Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të hapur.

Nga ana tjetër, 65 për qind e shqiptarëve, po me këtë moshë, ka thënë se ura kryesore në Mitrovicë duhet të hapet.