Arbëri

Si mendon për Kosovën patriarku rus Kiril

Descriptive Text

"Kosova është vend i shenjtë, vend i martirizuar, i betimit dhe ajo gjithmonë do ta ruajë kujtimin për të gjithë ata që kanë pësuar atje”, ka thënë patriarku rus Kiril, transmeton Koha.net.

Në intervistën për portalin iskra, patriarku ka theksuar:

“Për Kosovën mendoj me ndjenjën e pandryshuar lutëse, kujtoj të gjithë ata që me guxim dhe pa asnjë lehtësi shërbejnë atje. Kosova për të gjithë ne mbetet doktrinë”.

Në fund patriarku rus ka shtuar se për Serbinë mendon gjithmonë me ndjenja të posaçme.