Thaçi kërkon  rol aktiv të SHBA-së në dialogun  Kosovë – Serbi

Thaçi kërkon rol aktiv të SHBA-së në dialogun Kosovë – Serbi

13 shtator 2017 22:32

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për Zërin a Amerikës ka folur për perspektivën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe për çështjen e kufirit të Kosovës me Malin e Zi .

Duke folur për takimin e tij me kryetarin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe për bisedimet e ardhshme Kosovë – Serbi , Thaçi ka thënë se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë.

Në vazhdim të bisedës Thaçi ka thënë se ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë rolin e tyre aktiv në dialog duke thanë se administrata e re të ketë një qëndrim shumë të qartë rreth këtij procesi .

Lidhur me shënimin e kufirit me Malin e Zi, Thaçi ka thënë se çështja e shënimit të kufirit me Malin e Zi, nuk është më çështje ndërshtetërore ndërmjet Kosovës e Malit të Zi, po më tepër vet çështje e Kosovës që të marrin vendimin e tyre në parlamentin e Kosovës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme