Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli kërkon shkarkimin e Rikallos

Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli,përmes Facbookut ka kërkuar nga kryeministri Haradainaj që ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë Nenad,Rikallo, transmeton Koha.net.

Ai, po ashtu ka kërkuar që pas akuzave kundër Rikallos për keqtrajtim të banorëve të Dardanisë në Prishtinë, të vihet në lëvizje Prokuroria e vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pacolli ka shkruar:

“Rrëfimi i dëshmitarëve për keqtrajtimin e banorëve të lagjes Dardania nga Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo duhet të vënë në lëvizje të menjëhershme Prokurorinë.
Ani pse kanë kaluar 20 vjet, ai që ka kryer krime në kohë të luftës duhet të gjykohet dhe të dënohet.
I bëj thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkojë Rikalon dhe të emërojë një ministër të ri.
Prokuroria dhe gjyqësori duhet ta hetojnë këtë rast në mënyrë të pavarur, pa ndikime politike”.