Haradinajn e uron kryeministri i Finlandës

Haradinajn e uron kryeministri i Finlandës

13 shtator 2017 21:55

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë telegram urimi nga kryeministri i Finlandës, Juha Sipila për detyrën e re në krye të Qeverisë.

Në telegramin e urimit thuhet:

“Në emër të Qeverisë së Finlandës, dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë t'ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e emërimit tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe për emërimin e kabinetit tuaj të ministrave.

Marrëdhëniet dypalëshe midis Finlandës dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe shpresoj që të vazhdojë ky bashkëpunimi midis vendeve tona. Finlanda mbështet plotësisht perspektivën evropiane të Kosovës.

Unë pres që të bashkëpunoj me ju dhe ju uroj shumë suksese në zbatimin e përgjegjësive të rëndësishme si Kryeministër”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme