Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon seanca ndaj gjykatësve që të gjallin e shpallën të vdekur

Rrahim Bajrami, të mërkurën, në gjykatore kishte marrë me vete edhe vëllanë e tij, me shpresën që më në fund do të nisë gjykimi për ata që e kishin shpallur të vdekur, raporton KTV.

Por si edhe 4 herët e kaluara, ai nga aty doli i pashpresë. As sot nuk ia arriti të niste gjykimi fillestar kundër gjyqtarit Sami Gërdovci dhe avokatit Meriman Vehapi, të cilët në 2009-ën e kishin shpallur atë të vdekur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trupi gjykues është ndërruar, tash lëndën e tij do ta gjykojë Valbona Musliu Selimaj. Por edhe këtë seancë prokurori i shtetit mungoi e as të akuzuarit nuk ishin aty. Pavarësisht që është seanca e pestë që Meriman Vehapi nuk i përgjigjet ftesës, gjyqtarja tha se nuk mund të lëshojë një urdhërarrest për të, pasi nuk është konfirmuar nëse i ka shkuar ftesa ose jo, e nisur më 8 gusht.

Në anën tjetër, avokati i paditësit, Ragip Zeneli, e quan të tmerrshëm të gjithë sistemin e drejtësisë dhe ka frikë se kjo shtyrje është e qëllimshme që lënda të parashkruhet.