Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kur Haradinaj shpërtheu në akuza e ofendim kundër gazetarëve

Për vizitën e kryeministrit në Ministrinë e Infrastrukturës, që tash udhëhiqet nga AAK-ja, mediat u ftuan që ta përcjellin takimin, por nga aty gazetarët dolën të ofenduar nga shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, raporton KTV .

Një pyetje për demarkacionin dhe mungesën e mbështetjes amerikane për një version të ri ka bërë që kryeministri të shpërthejë në akuza e të fyejë rëndë gazetarët, duke i quajtur të pashkollë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ka nxitur reagimin e komunitetit të gazetarëve në Kosovë. Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve, Shkëlqim Hysenaj, ka thënë se sjellja e tillë e kryeministrit paraqet ofendim për gazetaret.

E ka quajtur sinjal të keq që nuk garanton bashkëpunimin mes qeverisë dhe gazetarëve.

Kryeministri Ramush Haradinaj ditën e parë që e mori detyrën në krye të qeverisë e ka shkarkuar Komisionin Shtetëror për Demarkacion, në krye me Murat Mehën.

Kohë më parë, sa ishte vetëm si i nominuar nga PAN-i, Haradinaj pati deklaruar se si kryeministër do të ishte i lumtur ta rrëzonte këtë marrëveshje në Kuvendin e Kosovës.