Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi e cilësoi “program batutash” programin qeverisës të paraqitur nga kryeministri Edi Rama.
“Nuk do të kemi strategji qeverisëse për shëndetësinë falas, rritjen e pensioneve dhe sigurisë njerëzore. Edhe debatin për programin kryeministri e ka prishur duke mos prezantuar program”, tha Kryemadhi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të ardhurat në xhepat e shqiptarëve janë po aq sa 10 vite më parë, ndërsa qeveria flet për rritje. Çmimet janë rritur dhe shqiptari blen më pak. Administrata tatimore nxori dhjamë nga pleshti, duke shtrydhur nevojtarët, ndërsa oligarkët ngelën të patrazuar në evazionin e tyre fiskal”, shtoi kreu i LSI-së.
Më tej, Kryemadhi theksoi se “kryeministri ka merak si të drejtojë opozitën me diversione dhe shantazhe”, ndërsa e mbylli fjalën e saj duke e quajtur programin një “tallje arrogante me shpresën e humbur të shqiptarëve”.