Në 16 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, ku humbën jetën mijëra njerëz, ndër ta tre shqiptar, pas presidentit Hashim Thaçi, edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, përmes Facebook-ut ka përkujtuar ata.
Ka thënë se Kosova është përkrah popullit amerikan, dhe se viktimat që humbën jetën atje, kurrë nuk do të harrohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPostimi i Veselit:
Në përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zemrën e lirisë dhe demokracisë, Kosova është përkrah popullit mik amerikan për t’i kujtuar dhe për të mos i harruar kurrë mbi 3.000 jetët që u morën mizorisht dhe për t’i nderuar heronjtë që shpëtuan njerëzit në flakë e gërmadha, ashtu siç është palëkundshëm mbështetëse e luftës kundër terrorizmit.