Arbëri

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër në orën 10

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër në orën 10 të mëngjesit.

Pikë e rendit të ditës, sipas të gjitha gjasave e vetmja, do të jetë kërkesa e VV-së, LDK-së dhe e Alternativës për seancë të jashtëzakonshme, raporton Koha.net.

Burime brenda Kuvendit të Kosovës kanë bërë të ditur se mundësia që Kryesia të refuzojë këtë kërkesë është minimale.

“Kur 1/3 e deputetëve kërkojnë seancë dhe aty e caktojnë datën e orën, Kryesia nuk mund të vendos kundër vullnetit të tyre”, ka thënë ky burim për KTV.