Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Emrat e ministrave nga komuniteti serb

Serbët në qeverinë e ardhshme të Kosovës do të udhëheqin tri ministri.

B92 shkruan se komunitetit serb do t’i takojë Ministria e Bujqësisë, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe ajo e Kthimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministër i Kthimit pritet të jetë Dalibor Jevtiq, Ivan Todosijeviq pritet të udhëheqë Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, derisa emër i ri në Qeverinë e Kosovës do të jetë Nenad Rikalo, përfaqësues i deritanishëm i Listës Serbe në KQZ, i cili pritet të udhëheqë Ministrinë e Bujqësisë.

Më herët është bërë e ditur se njëri prej tyre do të jetë edhe zëvendëskryeministër.