Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Me Vetëvendosjen pajtoheshim në 22 nga 40 pikat e tyre

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së dhe Alterantivës, Avdullah Hoti, ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se me Vetëvendosjen pajtoheshin në 22 nga 40 pikat programore të saj.

“Për të tjerat kishte vend për diskutim ose ishin diametralisht të kundërta me qëndrimet tona”, ka thënë Hoti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, ai ka thënë se puna në përafrimin e qëndrimeve ishte dinamizuar dhe po shkonte mirë.

“Ekipet u themeluan dhe po punonin mjaftë mirë. Kam pasur besimin se Vetëvendosje do të afrohej në qëndrimet tona”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se Behgjet Pacolli kishte caktuar datën 7 shtator si datë kur LDK-ja të merreshim vesh me Vetëvendosjen, të cilën datë nuk e priti.