Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria e Kosovës votohet pas takimeve serbe në Beograd

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për të shtunën, në orën 16:00, me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhja e Qeverisë.

Por ka shumë gjasa që edhe kjo seancë të zvarritet, së paku për disa orë, shkruan sot Koha Ditore. Kjo, për shkak se deputetët e Listës Serbe, që po ashtu pritet të jenë pjesë e kabinetit qeverisës të Haradinajt, nuk kanë shumë gjasa që të mbërrijnë me kohë për fillimin e seancës në orën e caktuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lista Serbe, siç edhe ka paralajmëruar, para votimit të Qeverisë do të qëndrojë në Beograd për takime konsultuese me zyrtarët atje. Dhe janë takimet e caktuara në Beograd ato që duket se do ta pamundësojnë prezencën e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës në orën 16:00.

Sipas një njoftimi të publikuar në ueb-faqen e Zyrës për Kosovë të Qeverisë së Serbisë, drejtuesi i kësaj zyre, Marko Gjuriq, do të presë kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe deputetët e saj në Kuvendin e Kosovës, në ndërtesën e Qeverisë së Serbisë të shtunën në orën 13:00. Pas takimit, Gjuriq dhe Rakiq do të mbajnë një konferencë për gazetarë, në orën 14:00. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.