Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shfuqizohet rregullorja e kundërligjshme për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm

Rreth dy muaj pasi Senati i Universitetit të Prishtinës e ka nxjerrë rregulloren e procedurave vlerësuese për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm për mbajtjen e ligjëratave në Universitetin e Prishtinës, Senati e ka shfuqizuar atë.

Ky vendim është marrë të enjten në mbledhjen e Senatit, i cili më pas e ka nxjerrë një tjetër rregullore me disa ndryshime të rekomanduara nga Inspektorati i Punës, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me datë 12 gusht 2017 për rregulloren tashmë të shfuqizuar duke e konsideruar atë jashtë statutare dhe joligjore.

Arsyetimi i ORCA-s, ishte se në rregullore është shpikur një pozitë e re në personelin akademik, ajo e ashtuquajturit “bashkëpunëtor të jashtëm”, i cili parashihej të kishte kompetenca të ngjashme me profesorin, mirëpo kontratë me kohë më të shkurtër... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.