Këta dy kandidatë zëvendësojnë Lekajn dhe Berishën në Kuvend

Këta dy kandidatë zëvendësojnë Lekajn dhe Berishën në Kuvend

07 shtator 2017 22:15

Pasi që Pal Lekaj dhe Rrustem Berisha pritet të jenë dy deputetët e AAK-së që pritet të bëhen ministra në qeverinë Haradinaj, ata do të zëvendësohen në Kuvend nga një kandidat i Nismës dhe një i AAK-së.

Enver Hoti i Nismës dhe Gani Dreshaj i AAK-së janë dy emrat që pritet të zëvendësojnë Lekajn dhe Berishën në Kuvend.

Hoti dhe Dreshaj ishin ndër katër personat më të votuar të PAN-it në listën e pritjes.

Tashmë dihet që Ramush Haradinaj do të largohet nga pozita e deputetit për të udhëhequr qeverinë, derisa pritet që po ashtu edhe Fatmir Limaj i Nismës të marrë post ministror. Siç ishte raportuar edhe më parë ata do të zëvendësohen me Nait Hasanin dhe Fadil Bekën, të dy nga radhët e PDK-së.

Pas Hotit e Dreshajt, në listë të pritjes janë Bek Berisha, Muharrem Nitaj, Rafet Rama e Bali Muharremaj. Nëse ndonjë tjetër deputet prej PAN-it do të bëhet ministër këta, sipas radhës, do të mund të fitojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Sa i përket deputeteve, nëse ndonjëra prej deputeteve të PAN-it, bëhet ministre, në listë të pritjes janë Leonora Bunjaku e Valdete Bajrami.

Kujtojmë se më parë kemi raportuar se vendin e Behgjet Pacollit në LAA, i cili pritet të bëhet zëvendëskryeministër i parë e ministër i MPJ-së do ta merr ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme