“Lëvizja e lirë e qytetarëve” ka dënuar siç kanë thënë vendimin e çuditshëm dhe tepër të pakuptimtë të Qeverisë së Serbisë, që Lista Serbe të hyjë në koalicion me qeverinë Haradinaj.
Në deklaratën e saj “Lëvizja” ka shfaqur mendimin se zyrtarët francezë mund të ndihen të habitur kur njoftohen për këtë vendim, ndërkohë që shteti serb ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me vendin e tyre, pikërisht për shkak të lirimit nga burgu të liderit që tani do ta udhëheqë qeverinë e Kosovës, njoftojnë mediat serbe, përcjell ksp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas vlerësimeve të kësaj Lëvizjeje, nuk ka një përfaqësues a kryetar komune me shumicë serbe që vie nga radhët e Listës Serbe e që nuk është edhe anëtarë i SNS-së, “sqarimi se vendimin për koalicion me qeverinë Haradinaj, e kanë marrë përfaqësuesit e Listës Serbe, tingëllon hipokrizi dhe vret mendjen e shëndoshë”.
Në vend që të merren me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e me gjëra tjera, problemi i vetëm ishte marrja e një vendi ministror në qeverinë Haradinaj.