Mungesa e sotme e deputetëve të koalicionit PAN tregon për mungesën e respektimit të shtetit të Kosovës nga ky koalicion. Kështu ka thënë kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo ka thënë se mbrëmë para mesnate është arritur marrëveshja për ndarjen e posteve qeveritare ndërmjet PANA e Srpskas, pak para mesnate është bërë ftesa për mbajtjen e seancës konstitutive, ndoshta sonte këta deputetë mund të vijnë në seancë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mungesa e tyre tregon për mungesën e respektit për Kosovën, për qytetarët e Kosovës. Nëse arrihen marrëveshjet në gjysmë të natës, nëse ka pazare në gjysmë të natës dhe nëse thërrasin seancë, atëherë ndoshta duhet të mbajmë seancë në mesnatë”, ka thënë Kusari-Lila.