Mungesa e mundësive për të rinjtë në Kosovë dhe pagat shumë të ulëta, janë disa nga arsyet që qytetarët thonë se po i shtyjnë ta lëshojnë vendin në kërkim të një jete më të mirë, raporton KTV.
Kështu thonë qytetarët që jetojnë në kushte të vështira dhe njohës të çështjeve ekonomike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAkuzojnë krerët e vendit se kanë keq-qeverisur në vazhdimësi, duke ua humbur shpresat tërësisht.
Organizatat që merren me çështjet ekonomike në Kosovë thonë se pagat shumë të ulëta kanë ndikuar shumë në ikjen e qytetarëve drejt vendeve evropiane.
KTV-ja ka raportuar për nisjen e qytetarëve me autobusë drejt Beogradit, për të kaluar pastaj në vendet e Bashkimit Evropian.
Policia e Kosovës tha se nuk bëhet fjalë për ikje nga vendi, por dëshmitë e qytetarëve e thonë të kundërtën.
Çka po ndikon në largimin e qytetarëve nga Kosova by kohanet