Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq, deklaroi sot se gjykatat serbe “mund të sigurojnë gjykim të drejtë dhe fer” për Ismail Morina-Ballisti, ekstradimin e të cilit nga Kroacia po e kërkon Serbia.
“Sa i përket këtij rasti, duhet pritur vendimin e ministrit të Drejtësisë së Kroacisë, por besoj se kolegu do të sillet në pajtim me vendimet e plotfuqishme dhe se Morina do të ekstradohet në Serbi, në mënyrë që të mund të kryhet procedura penale, e cila ka nisur para Gjykatës së lartë në Beograd”, tha Kuburoviq për Tanjug, shkruan televizioni publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo