Mosratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës do ta çonte Kosovën drejt një rruge të panjohur, është thënë në emisionin “Rubikon” të KTV-së.
Drejtori i institutit KIPRED, njëherësh ish diplomati, Lulzim Peci në Rubikon të KTV-së theksoi se në këtë proces kanë ngelur dy çështje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ta ratifikojmë këtë marrëveshje duke i pas parasysh krejt këto dallime që i kanë partitë në mes vete apo ta çojnë në Kuvend dhe të mos ta ratifikojnë dhe pastaj të hyjnë në një rrugë me plot të panjohura”, ka thënë Peci.
Ai vlerëson si kusht të padiskutueshëm, ndryshe nuk ka liberalizim të vizave.
E opinionistja, Besa Luzha thotë se qytetarët e Kosovës po mbeten të izoluar si pasojë e kësaj marrëveshje e në ndërkohë viza marrin qytetarë të vende që nuk e kanë të rregulluar këtë aspekt. Luzha përmend Gjeorgjinë e Serbinë.
Tutje ajo thotë se në vend është ndërtuar ai mendim se çdo gjë që vjen nga Qeveria duhet të gjykohet.
“Një po paragjykohet se çdo gjë që vjen nga Qeveria apriori gjykohet se duhet të votohet prapë, hiqet prej mendjes që në Kuvend janë 120 deputetë që kanë përgjegjësi mbi këtë”, ka thënë Luzha.
“Kokëfortësia e arroganca, e të dy palëve, pak më shumë e Qeverisë sepse e ka përgjegjësi, na ka sjell diku”, ka thënë tutje ajo.