Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli e gjen fajin edhe te LDK e VV për bashkim me PAN-in

Me një fjalë të Martin Luter King, heroi i revolucionit social në SHBA e ka nisur justifikimin e tij Behgjet Pacolli, i cili përkundër premtimeve të tij dhe bashkëpartiakëve të tijn se nuk do t’i bashkohen PAN-it, sot arritën marrëveshje për bashkëqeverisje.

“Mund të ndodhë se ju nuk jeni përgjegjës për situatën në të cilën gjendeni. Por do të bëheni përgjegjës, nëse nuk kryeni asgjë për ta ndryshuar”, citon Pacolli Luterin .

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë vendosa të bëja diçka. Unë nuk doja të isha përgjegjës për krizën e Kosovës, por të merrja përgjegjësi për zgjidhjen e saj. Përballë alternativës së shkuarjes në zgjedhje të parakoshme, zinxhirit të krizave që do ta shkatërronin ekonominë e brishtë të Kosovës, imazhin ndërkombëtar të saj, unë, AKR zgjodhëm të merrnim përgjegjësi. Proceset ku ka hyrë Kosova kërkonin përgjegjësi, dhe unë mora përgjegjësi”, ka thënë Pacolli.

“Unë di t’i zhvilloj ato. Interesi i Kosovës, interesi kombëtar është mbi interesin partiak të gjithsecilit. Unë u këshillova me miqtë ndërkombëtarë, miqtë më të rëndësishëm të Kosovës, me qytetarë të ndryshëm dhe mora vendimin e duhur. Nuk kishte alternativë tjetër. Unë i ndoqa të gjithë skenarët e tjerë, që koalicioni ku unë garova të krijonte qeverinë, por nuk u bë dot asgjë. U sakrifikuam, nuk kërkuam asnjë post, dhe partitë e blloqeve të tjera ishin larg”, thotë Pacolli.

“Në këto kushte, unë vendosa të merrja përgjegjësi. Është krejt e qartë, dhe historia botërore e ka treguar se shpesh një individ, një parti e vogël mund të marrë përgjegjësi të mëdha. Më gjykoni për cilësinë me të cilën unë do t’i zhvilloj këto përgjegjësi. Unë kam thënë se nuk do të hy në një qeveri ku nuk do të kem përgjegjësi të mëdha. Me kryeministrin Haradinaj, kam garanci se do t’i zhvilloj këto përgjegjësi, në të mirë të Kosovës: për anëtarësimin e Kosovës në OKB, për liberalizimin e vizave, për hyrjen në UNESCO, në Interpol, etj”.