Kushtetuta e Kosovës e përcakton se presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës.
Por, qytetarët e saj, madje edhe vetë gazetarët, rrallë, shumë rrallë, mund ta shohin e t’i drejtojnë pyetje direkt presidentit të vendit, Hashim Thaçi, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKonferenca për shtyp nuk mban, por edhe takimet me zyrtarët i ka të pakta.
Ata që e vëzhgojnë punën e tij, gazetarët, e quajnë izolim të tij, pasi thonë se Thaçi nuk ka çka të flasë, meqenëse nuk ka punuar fare.
Hermetizmin e tij e lidhin edhe me atë se erdhi në krye të shtetit me një mision të vetëm, udhëheqjen e dialogut për pajtim me Serbinë, e rrjedhimisht deri atëherë nuk ka çka të flasë për publikun.
Por, është një vend i vetëm ku presidenti nuk heziton të shprehet - rrjeti social “Facebook”.
Profilin e tij e shfrytëzoi jo vetëm për të prezantuar punën e tij, por edhe për komunikim zyrtar, e kështu veproi edhe këtë të diel.
Thaçi i kërkoi Qeverisë që të ndajë mjete financiare për SHBA-në, por u kundërshtua nga kryeministri Musatafa, i cili ia bëri me dije se për këto çështje nuk komunikohet me qeverinë me facebook të dielave, por me akte zyrtare dhe duke e respektuar legjitimitetin e saj.
Gazetarët mendojnë se pavarësisht mungesës së Institucioneve, Thaçi do të duhej të mblidhte në një takim partitë politike për të raportuar për çështje që janë esenciale për vendin.
Të pyetur nga KTV-ja, presidenca ka mohuar se janë të mbyllur për media.
Ka përmendur dy raste të vetme kur presidenti ka organizuar konferenca shtypi, e ku i ka lejuar pyetjet e gazetave në rastin kur i ka drejtuar letër prokurorit të shtetit, si dhe lidhur me transformimin e FSK-së.
Presidenti i mbyllur hermetikisht për media... by kohanet