Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Takimi Haradinaj Pacolli shtyhet për nesër

Sot nuk do të ketë takim mes liderit të AKR-së Behgjet Pacolli dhe kandidatit të PAN-it për kryeministër Ramush Haradinaj.

Kështu të paktën bëjnë të ditur për Kosovapress nga Aleanca Kosova e Re.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky takim i paraparë të mbahet sot me të nominuarin për kryeministër nga koalicioni PAN, do të mbahet nesër , sot ka gjasa që nuk mbahet”, tha ky burim.

Ndryshe, sot lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa ku edhe ka bërë të ditur ndarjen nga koalicioni me LDK-në, kishte deklaruar se do të takohet me Haradinaj sot gjatë ditës.