Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jo gjithçka është gati për vitin e ri shkollor

Për fillimin e vitit të ri shkollor tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet.

Drejtues të shkollave tregojnë se për dy javë rresht kanë hartuar planprogramet mësimore dhe kanë bërë grumbullimin e teksteve shkollore të përdorura për nxënësit e arsimit të mesëm të ulët. Po ashtu nëpër shkolla janë shpërndarë edhe librat e rinj për fëmijët në arsimin fillor.

Mësuesja e ciklit fillor, Bahtije Rafuna për nxënësit e klasës së saj tashmë e ka të gatshëm planprogramit mësimor madje i ka marrë edhe të gjitha librat të cilat do iu shpërndaj fëmijëve ditën e hënë.

gjitha këto përgatitje i kanë filluar tash e dy javë, që sipas saj viti i ri shkollor të startojë sa më mbarë.

Derisa për mësuesen Bahtije gjithçka është gati për një fillimvit të mbarë, mësimdhënësja e ciklit të arsimit të mesëm të ulët, Minire Berisha tregon se kanë vështirësi në mbledhjen e librave nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, pasi që shumë prej tyre janë të dëmtuara. Madje ajo tregon se fletoret e punës të cilat janë të plotësuara tërësisht nuk janë zëvendësuar me të reja.

Edhe Shumë shkolla ankohen për mungesë të teksteve shkollore Arbëri Shumë shkolla ankohen për mungesë të teksteve shkollore

E udhëheqësit e shkollës fillore në kryeqytet “Ismail Qemali” tregojnë se për mungesën e disa teksteve dhe të fletoreve të punës për nxënësit në arsimin e mesëm të ulët i kanë njoftuar drejtuesit e arsimit, nga të cilët presin që kjo çështje të zgjidhet gjatë vikendit, raporton televizioni publik.

Edhe këtë vit shkollor librat do të shpërndahen falas nga Ministria e Arsimit, por libra të ri shkollor janë blerë vetëm për nxënësit në arsimin fillor. Derisa nxënësit në arsimin e mesëm të ulët do t`i shfrytëzojnë librat e përdorura nga gjeneratat e kaluara.