Në kohën kur në Kuvendin e Kosovës pritet të shkojnë për votim shndërrimi i FSK-së në Ushtri dhe ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, Lista Serbe po e konsideron rikthimin në institucionet e Kosovës, bën të ditur TV Arta.
Një qëndrim të tillë e ka bërë të ditur ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se këto ditë është duke u biseduar me partnerët e koalicionit, LDK dhe PDK-në dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë për zhbllokimin e punës së Listës Serbe në institucionet e Kosovës. Ai më tutje ka thënë se serbët po vazhdojnë të insistojnë në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.