Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delawie ka uruar Bajramin me krijimin sa më parë të institucioneve

Përmes një video incizimi ambasadori amerikan, Greg Delawie, u ka bërë thirrje krerëve politikë që ta zgjidhin sa më shpejt çështjen e numrave në Kuvend.

Ambasadori amerikan ka uruar besimtarët e fesë islame për festën e Kurban Bajramit, duke i uruar me krijimin e sa më të shpejt të institucioneve të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përmes një video incizimi ambasadori u ka bërë thirrje krerëve politikë që ta zgjidhin sa më shpejt çështjen e numrave në Kuvend.

“Përshëndetje qytetarë të nderuar, janë bërë 2 muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve nacionale, mendoj se nuk është bërë mjaft për votuesit kosovarë të cilët votuan për zgjedhjen e institucioneve.

Unë u bëj thirrje të gjithë politikanëve që t’i bëjnë numrat në Parlament dhe ta zhbllokojnë situatën politike sa më shpejt që të jetë e mundur.

Qytetarët kosovarë meritojnë më shumë, më shumë se kaq dhe nuk ka arsye të presin më.

Urime festa e kurban Bajramit të gjithëve”, është shprehur Delawie.